Vritet një grua në Kamenicë, i dyshuar burri i saj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur sot në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij 34 vjeçare.

Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

I dyshuari është arrestuar.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull  (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi për KALLXO.com.