Ilustrim Ariu - Foto: KALLXO.com

Vritet një ari në Brezovicë

Një ari është vrarë paraditen e sotme në Brezovicë nga të dyshuar persona të panjohur, në rrugën që të dërgon tek qendra e skijimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që çon tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari)”- tha ai.

Ai ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si ‘gjueti e paligjshme’.

“Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të  masat e nevojshme  kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘Gjueti e paligjshme’” – ka bërë të ditur Veseli.