Foto-ilustrim

Vritet me armë zjarri një 25-vjeçar në Elbasan

Një 25 vjeçar ka mbetur i vrarë sonte në Elbasan.

Policia e Shqipërisë bën të ditur se rreth orës 21:50, në lagjen ‘Kongresi’ të Elbasanit, pas një konflikti për motive të dobëta mes disa të rinjve, dyshohet se personi me inicialet K.Sh., 20-vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën personi me inicialet M.U., 25-vjeçar.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.