Vritet gazetarja palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh

Gazetarja e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë në operacionin e një bastisjeje të ushtrisë izraelite në kampin Jenin.

Për vrasjen e saj ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Sipas njoftimit të AGK-së, Abu Akleh raportohet se në momentin që u vra e kishte të veshur qartë xhaketën me shenjën Press, që identifikon gazetarët.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, që ka njoftuar se ka mbetur i plagosur edhe një gazetar i gazetës Al-Quds, i cili është në gjendje stabile.

Televizioni me bazë në Katar e ka akuzuar Izraelin për vrasjen, kurse SHBA-ja ka bërë thirrje për hetime. Teksa, Qeveria izraelite ka thënë se do të hetojë rrethanat e incidentit të rëndë.

Abu Akleh ishte për një kohë të gjatë fytyra kryesore e raportimit nga territoret palestineze.

Vrasjen e gazetares e ka e ka dënuar Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).