Flamuri i Francës, Foto: Pixabay

Vriten me kallashnikov tre persona në Francë

Tre burra janë qëlluar për vdekje në një makinë në qytetin jugor francez të Marsejës, ku kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës ndaj drogës.

Siç raporton BBC, pesë persona ndodheshin në automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikov, thotë policia.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu si edhe sulmuesit e panjohur.

Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Ky rast e çon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në Marsejë deri më tani këtë vit, thotë agjencia e lajmeve AFP.

Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi të qytetit të dytë më të madh të Francës.

Makina që transportonte pesë burrat – të gjithë rreth të 20-ave – u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës rreth orës 05:00.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestët ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është i përhapur.

Ata thanë se një makinë e gjetur në flakë pranë vendit të ngjarjes tregon gjithashtu për dhunën e drogës, pasi kriminelët shpesh djegin automjetet e tyre për të shkatërruar provat.

Prefekti rajonal Frederique Camilleri u tha gazetarëve në vendngjarje se “e gjithë forca policore është mobilizuar për të gjetur autorët e këtyre krimeve të neveritshme dhe për të çmontuar rrjetet e trafikantëve që qëndrojnë pas kësaj dhune”./BBC

Përgatiti: Arta Sopi