Vriten dy persona në Velipojë
Dy persona kanë vdekur sonte më 19.08.2024, në Velipojë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas Policisë së Shtetit, të dyshuar për ketë rast janë dy vëllezërit me iniciale E.F., dhe G.F.
“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital” – thuhet në njoftim të Policisë.
Tutje thuhet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.