
Vriten dy persona në fabrikën e Mercedesit afër Shtutgartit
11.5.2023 - 12:03
Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm me armë zjarri në fabrikën e Mercedesit në Sindelfingen, afër Shtutgartit.
Siç raporton Deutsche Welle, i dyshuari i moshës 53-vjeçare është arrestuar, ndërsa motivet e sulmit ende nuk dihen.
Sipas DW, njëri prej viktimave u vra në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër fillimisht u plagos rëndë e më pas vdiq në spital.
Policia gjermane citohet të ketë thënë se fabrika është e sigurtë dhe të gjithë punëtorët janë larguar nga ambientet ku ndodhi sulmi.