Vriten 2 ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm në Afganistanin lindor.

“Raportet aktuale tregojnë se një person në një uniformë afgane hapi zjarr mbi forcën e kombinuar amerikane dhe afgane me një mitraloz” tha zëdhënësi, Col Sonny Leggett.

Ai tha se sulmi ndodhi në provincën Nangarhar të shtunën, transmeton 21Media.

Rreth 13 mijë trupa amerikane mbeten në Afganistan pas ndërhyrjes së ShBA për të larguar talebanët pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001./21Media