Foto-ilustrim

Vrau ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj, vret veten i dyshuari

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot kishte identifikuar vendndodhjen e të dyshuari F.K., për të cilin dyshohej se kishte vrarë vëlla e motër më 25 shkurt.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i dyshuari ishte futur në shtëpinë e tij në Zejmen të Lezhës sot pasdite dhe thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, ai i është përgjigjur me gjuajtje me armë.

Nga të shtënat është plagosur një polic.

Pas këtij incidenti në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, me ç’rast është krijuar edhe një rrethim i dytë.

Sipas Policisë së Shtetit, i dyshuari F.K., kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa, ka vrarë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

I dyshuari po kërkohej nga Policia shqiptare pas incidentit ku mbetën të vrarë vëlla e motër, në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Mirditë, vriten vëlla e motër

.