Komuna e Prizrenit

Vrasjet e fundit në Prizren, Haskuka mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka  ka mbledhur në takim personat përgjegjës për siguri në Prizren.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Prizrenit sot do të raportojë për sigurinë në Komunën e Prizrenit.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, FSK dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku secili pritet të jep sqarime për punën në fushat e tyre përkatëse.

Drejtori i Policisë Faton Alija pritet të raportojë për sigurinë në Komunën e Prizrenit.

Ky është raporti i parë i Policisë së Prizrenit për vitin 2020, pasi që në këtë qytet brenda një periudhe të shkurtër ndodhën disa vrasje.

Prizren, u ther me thikë, vdes 19-vjeçari

Në këtë takim pritet të raportohet edhe për dy çështje me interes për publikun.

Raporti nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale për trajtimin e lypsarëve në Komunën e Prizrenit. Dhe raporti nga Drejtoria e Bujqësisë lidhur me shqetësimin e qytetarëve nga qentë endacak, janë dy tema që drejtorët përkatës do të paraqesin raportet e tyre para kryetarit të Komunës dhe para qytetarëve.