Ilustrim - Pistoleta e sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Vrasje në tentativë për borxh, i dyshuari në arrati

Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte mbetur i plagosur nga një person tjetër i cili pas plagosjes është arratisur.

Plagosja siç njofton Policia dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

“Është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia.

“Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.