Ilustrim

Vrasje në tentativë në Shillovë të Gjilanit

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Shillovë të Gjilanit.

Në bazë të njoftimit, policia ka bërë të ditur se rreth orës 18:35, është raportuar se viktima është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë.

Viktima e këtij rasti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.