Vrasje në tentativë në qendër të Prishtinës

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, njofton Policia.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rr. “Garibaldi”, në kryeqytet, dje rreth orës 3:30.

Policia informon se ka marrë informatë se dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar.

Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari, i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  tre fishekë dhe dy gëzhoja ndërsa të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.