
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Vrasje në tentativë në Prishtinë
07.3.2025 - 09:30
Një person ka informuar organet e rendit se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, e se njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 06.03.2025, rreth orës 18:40.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Rasti është duke u hetuar.
Sipas Raportit policor, rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.