Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një tentim-vrasje që dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me një veturë pa targa, me armë zjarri ka lënduar viktimën.

Tutje është thënë se në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas është liruar.

Gjithmonë duke iu referuar raportit 24 orësh të Policisë, në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë” de se ngjarja është duke u hetuar.