Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 12:15.

Sipas Policisë, është raportuar se i dyshuari i gjinisë mashkullore ka qëlluar me armë zjarri viktimën po ashtu i gjinisë mashkullore, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar  dy gëzhoja dhe një fishek.

Sipas Policisë, i dyshuari gjendet në arrati  ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti, i cili po  trajtohet si vrasje në tentativeë dhe armëmbajtje pa leje vazhdon të hetohet.