Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Podujevë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 12.12.2024 në Podujevë një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit, policia po e heton rastin.

“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte plagosur me armë zjarri nga person/a të dyshuar të pa njohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK” – thuhet në njoftim.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.