Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari kërkohet nga Policia

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur dje rreth orës 13 :40 në Pejë.

Policia njofton se ka marrë informacion se një person është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike.

Sipas mjekëve pas operacionit gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të Policisë.