Foto-ilustrim

Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një incident që ka përfunduar me 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Pejë.

Rasti, të cilin Policia po e trajton si vrasje në tentativeë, ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari.

Për të Policia po dyshon se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave, të cilët kanë pësuar lëndime trupore, për çka fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas dy prej tyre janë transportuar në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.