Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Obiliq, dy të dyshuar dorëzohen në Polici

Dy persona të cilët dyshohen se janë të përfshirë në një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur të premten rreth orës në 20:50 në Obiliq janë dorëzuar në Polici.

Sipas Policisë, të dyshuarit e kanë pranuar se kanë kryer veprën e lartcekur si dhe kanë dorëzuar armën e tipit “Zastava” me dy fishekë të kalibrit 7.62mm.

Arma është konfiskuar dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.