Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Obiliq, arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim

Një vrasje në tentativë e pjesëmarrje në rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, mbrëmë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Lidhur me rastin një person është arrestuar e dy të tjerë janë ende në kërkim policor pasi të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Personat në fjalë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën me mjete të forta dhe me thikë.

“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas edhe është liruar.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.