Ilustrim

Vrasje në tentativë në Mitrovicë

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 1:35.

Gjatë kërkimit, Policia ka hasur në dy persona të dyshuar dhe njëri prej tyre ka ikur, ndërsa është arrestuar i dyshuari tjetër.

Pas arrestimit të njërit prej të dyshuarve është gjetur vetura e dyshuar e mbyllur dhe është vërejtur që brenda në veturë është një armë zjarri (pistoletë) dhe dy maska.

Automjeti është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është duke u hetuar.