Vrasje në tentativë në Lipjan

Në mbrëmjen e djeshme një person ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi është sulmuar nga një i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Gadime në Lipjan rreth orës 21:00.

Tutje është thënë se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Policia ka treguar se personi i dyshuar gjendet në arrati.