Ilustrim
Vrasje në tentativë në Kamenicë, u raportua se i dyshuari gjuajti me armë e më pas u largua në drejtim të panjohur
09.8.2024 - 10:37
Një vrasje në tentativë është raportuar në Kamenicë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima raportoi po ashtu se i dyshuari kishte shtënë me armë.
PK në raportin 24-orësh tha se në vendin e ngjarjes është hasur viktima dhe është gjetur një gëzhojë e revoles.
Në detajet e publikuara nga Policis, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.
Ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes fizike.
Ngjarja është raportuar më 08.08.2024, në ora 19:05.