Ilustrim

Vrasje në tentativë në Junik, viktima gjuhet me automatik

Një vrasje në tentativë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë para mesnatës në Junik.

Viktima e këtij rasti ka raportuar në polici se katër persona të armatosur me armë kanë dalë nga një veturë dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij.

Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë, dhe viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 gëzhoja të armës  dhe 4 gëzhoja të kallashnikovës.

Policia ka bërë të ditur se ende nuk dihet motivi i rastit, përderisa të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar.