Vrasje në tentativë në hyrje të Parkut në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 15:30.

Policia njofton se nga një qytetar është njoftuar se te hyrja e Parkut është gjetur i shtrirë një person i gjinisë mashkullore, i cili ishte i plagosur me armë zjarri.

Viktima është  dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante.