Vrasje në tentativë në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të persona nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person tjetër.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.