Vrasje në tentativë në Ferizaj

Një burrë ka pësuar lëndime serioze pasi është sulmuar me thikë nga një person.

Viktima  për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.

Kujtojmë se qyteti i Ferizajt është tronditur nga një vrasje që ndodhi javën e kaluar.

Pak pas mesnatës së 28 majit të këtij viti, rreth orës 00:53, G. H., 30 vjeçar, mbeti i vrarë në Ferizaj, pasi i njëjti u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Q. J.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Q.J., për vrasjen e viktimës, 30 vjeçarit.