Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Dubravë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër, në Dubravë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19.02.2025, rreth orës 13:15.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat edhe ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës – njofton Policia.

Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti është në procedurë të rregullt dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”.