
Foto: Ilustrim
Vrasje në tentativë në Drenas, dy vëllezër u theren me thikë
26.1.2025 - 08:49
Policia ka njoftuar se iu është raportuar se dy vëllezër kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF në Drenas pasi që ishin të therur me një mjetë të mprehtë.
Rasti ka ndodhur më 26.01.2025 rreth orës 16:40.
Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Pas hetimeve është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.