Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Deçan

Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:10.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar.

Sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.