Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Deçan, viktima u ther me thikë

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therje me thikë që mori nga një i dyshuar dje më 08.09.2024 në Deçan.

Viktima është dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa i dyshuari pas kryerjes së aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës në raportin 24-orës ka thënë se rasti me vendim të prokurorit është iniciuar si vrasje në tentativë.

Tutje është thënë se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.