Vrasje në tentativë në Deçan

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, në fshatin Isniq të Deçanit.

Sipas Policisë, raportohet se ka ndodhur një zënkë mes gjashtë personave të dyshuar, si pasojë e mosmarrëveshjes një nga të dyshuarit ka përdorur armë zjarri dhe ka plagosur një person tjetër të dyshuar.

I lënduari është arrestuar dhe dërguar në spitalin rajonal nën përkujdesjen e policisë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, shtëpitë e të dyshuarve janë kontrolluar por, nuk është gjetur asgjë.

Sipas policisë, përveç personit të lënduar që gjendet nën mbikëqyrje, janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

Të dyshuarit tjerë gjenden në arrati dhe rasti vazhdon të hetohet.