Ilustrim

Vrasje në tentativë në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicë

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se një person është sulmuar mbrëmë pas mesnate në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicë.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 00:57, është pranuar informacion se një person është lënduar nga një mjet i fortë në afërsi të lumit Ibër.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se një person ka lëndime në kokë, ku sipas viktimës është sulmuar nga tre persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka bërë të ditur se ka gjetur pesë fishekë të pa- shkrepur të cilët janë marrë si prova materiale.

Viktima e këtij rasti është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, dhe sipas mjekut kujdestar viktima ka plagët nga një mjet i fortë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për vrasje në tentativë.