Vrasje në Suharekë, arrestohet një i dyshuar

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në një fshat të Suharekës.

Policia e Kosovës rreth orës 22:00 ka pranuar për një vrasje me armë zjarri në fshatin Maqitevë të kësaj komune.

Viktima është Sh.K., mashkull i lindur në vitin 1976.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj tha për KALLXO.com se për rastin në fjalë është ndaluar një person si i dyshuar.

“I dyshuari S.A. mashkull i lindur në vitin 1980, është arrestuar, ndërsa i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe me vendim të prokurorit është dërgua në ndalim për 48 orë”, tha zëdhënësi Osmanollaj.

Ai shtoi se me rastin e arrestimit të dyshuarit i janë bastisur shtëpia edhe automjeti i tij, dhe është gjetur një armë e tipit pushkë gjysmë automatike me dy fishekë dhe dy gëzhoja.

Edhe një konflikt dhe therje me thika ditën e djeshme në Prizren ka lënë të vdekur një të ri të moshës 19 vjeçare.

Policia ka sekuestruar 2 thika që dyshohet se janë përdorur në vrasje, dhe janë arrestuar dy persona të dyshimtë.

Prizren, u ther me thikë, vdes 19-vjeçari