Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vrasje në Shtime

Një vrasje ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Shtime.

Burime të KALLXO.com tregojnë se vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një grabitje në një shtëpi private “Lagjja e Pajtimi” pas orës 3 të mëngjesit.

Njëri nga të dyshuarit për grabitje është vrarë ndërsa tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosur ka mbetur edhe pronari i shtëpisë.

Trupi i pajetë sipas burimeve është gjetur në fshatin Godanc të Shtimes.