Vrasje në Rahovec

Një vrasje ka ndodhur sonte në fshatin Sopniq të Rahovecit, rreth orës 21:00.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nyret Xhurkani.

Sipas tij, dyshohet se palët janë familjarë mes vete, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq KK Rahovec ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurese. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë ai.

Policia ka theksuar se për informacione të tjera do të njoftojnë me kohë.