Vrasje në Prishtinë, Policia rrethon vendin e ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë, mëson KALLXO.com.

E dyshuar për vrasjen është një grua e cila është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi’ në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Ekipet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.

Vendi është rrethuar me shirita mbrojtës.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M., femër” – tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.