Vrasje në Prishtinë
Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.com.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, më 20.08.2024.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se lidhur me rastin është vetëdorzuar një grua e dyshuar, me inicialet N.M..
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M., femër” – tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast” – thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.