Ilustrim - Policia në aksion

Vrasje në Podujevë, arrestohet një person e konfiskohet një armë - FOTO

Një 41 vjeçar me inicialet G. B., dyshohet se është vrarë me armë zjarri në fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, më saktësisht 47 vjeçarin me inicialet B. B.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se arrestimi i 47 vjeçarit është bërë sot rreth orës 8 të mëngjesit në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur ditën e sotme.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri e cila po dyshohet se është përdorur në rast.

Ahmeti ka thënë se policia po heton rastin.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje e rëndë”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Më poshtë mund të shihni edhe fotografinë e armës së sekuestruar që dyshohet se u përdor në rast.

Arma e sekuestruar nga Policia e Kosovës nga i dyshuari për vrasjen në Podujevë, Foto: KALLXO.com