Vrasje në Pakashticë të Podujevës

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Viktima është M.K.  30-vjeç.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, F.B, 34-vjeç,

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë gjuetie.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.