Vrasje në Gadime të Lipjanit

Një vrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Gadime të Lipjanit.

Sipas raportimeve të para, dyshohet që vrasja ka ardhur pas përfshirjes së dy familjeve në gjuajtje me armë.

Deri tani është arrestuar një person.

Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë dhe është në pritje të detajeve.