Foto-ilustrim

Vrasje në Gadime të Lipjanit, Policia jep detaje

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një vrasje në rrugën “6 maji” në fshatin Gadime të Lipjanit.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë veprimet e nevojshme.

Borovci ka thënë se nga përleshja mes disa personave ka vdekur një person kurse dyshohet edhe për disa të lënduar.

“Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, ka thëmë Borovci.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor  si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.