Vrasje në fshatin Repë të Podujevës

Para pak minutash ka ndodhur një vrasje në fshatin Repë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Përveç një personi të vdekur, një person tjetër është i plagosur.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur”, i ka thënë KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, Policia është duke e trajtuar rastin dhe në këto momente është në vendin e ngjarjes.