Ilustrim
Vrasje në Ferizaj
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Policia e Kosovës njoftoi se nga të shtënat me armë zjarri, një person i moshës 30 vjeçar ka vdekur në vend të ngjarjes.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.
“Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë”, vijon njoftimi.