Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë

Në orët e para të ditës së djeshme ka ndodhur një vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën Memo Mato në Prishtinë, më 6 tetor 2022, rreth orës 03:35.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari.

Gjithmonë duke iu referuar raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Tutje është njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati.