Vrasje e rëndë në Fushë Kosovë, djali dyshohet se vrau babanë me sopatë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në qytetin e Fushë Kosovës. Siç merr vesh KALLXO.com, djali dyshohet se e ka vrarë babanë e tij.

Policia e ka konfirmuar për KALLXO.com se i dyshuari është arrestuar, dhe se i njëjti është me të meta mendore.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin e Fushë Kosovës.