foto: Ilustrim

Vrasje e dyshuar nga pakujdesia në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog, arrestohet një person

Një person ka mbetur i vdekur në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog pasi një i dyshuar tjetër kishte shtyrë derën e rrethojave të oborrit me ç’rast dera e ka goditur viktimën.

Në lidhje me rastin ka njoftuar Policia e Kosovës, sipas së cilës, i moshuari është dërguar në QKMF në Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjekët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku është arrestuar personi që ka shtyrë derën.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:00.