Lajmi i Fundit Policia

Vrasje e çiftit në Prizren, djali i viktimave në kërkim por jo si i dyshuar

Burrë e grua u gjendën mëngjesin e djeshëm të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren.

KALLXO.com mëson se pranë viktimave ishte gjetur një armë zjarri dhe dy gëzhoja, ndërsa viktimat kanë plagë të armës së zjarrit në kokë.

Për KALLXO.com, Kryeprokurori Admir Shala tha se deri në këto momente ajo që dihet është se djali i viktimave i cili ka jetuar bashkë me burrin dhe gruan e vrarë në ditën kritike kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në shtëpi.

“ Ditën kritike, pra dje kur janë gjetur  viktimat në shtëpi djali i tyre që ka jetuar me ta nuk ka qenë aty, dhe që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e tij përderisa prokuroria është në kërkim të tij”, tha Kryeprokurori Admir Shala.

Në momentin që Prokuroria arrin ta kapë djalin e viktimave atëherë do të zbardhet e vërteta, por nuk mund të thuhet se i njëjti është i dyshuar si kryerës i veprës penale ka thënë kryeprokurori Shala.

Ajo çka dihet është se djali i viktimave në ditën kur janë gjetur viktimat është larguar nga Kosova nëpërmjet  kufirit me Maqedoninë dhe pastaj për në Greqi.

Dy viktimat D.H., dhe S.H., kishin ardhur në Kosovë me datë 20 janar nga Suedia.

Detaje të reja për vdekjen e çiftit në Prizren, ata kishin ardhur në Kosovë para tri dite