Vrasja në Zllakuqan të Klinës, arrestohen 3 të dyshuar

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për vrasjen që ka ndodhur sonte në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar që dyshohet të jenë involvuar në rast. Edhe i dyshuari kryesor është arrestuar”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20 kur Policia ishte njoftuar për një plagosje.

Sipas Gashit, viktima është dërguar në Spitalin  ajonal të Pejës dhe më pas mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 18:20 Policia është njoftuar për një plagosje në fshatin Zllakuqan. Viktima me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Pas pak kohe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, njoftoi Gashi.

Vritet një person në Zllakuqan të Klinës